Voton Ramiz Lladrovci!

Para pak minutash ka  votuar, kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lladrovci ka ftuar të gjithë qytetarët e Drenasit që të votojnë.

“Pas një fushate shumë të mirë- shembullore, i ftoj qytetarët Drenasit që të votojnë, për kryetarin që do të qeverisë për katër vite”, ka thënë Lladrovci.

Postimi i plotë:

Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, me pjesëtarët e ngushtë të familjes.

Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit!